FIER - Një zjarr ka shkrumbuar një banesë në lagjen “Apolonia” të qytetit të Fierit. Banesa e djegur i përket Gëzim Hamatajt, por fatmirësisht gjatë momentit kur flaka kishte përshirë gjithë shtëpinë nuk ka patur familjare brenda saj.
 
Zjarri është parë nga banorë të pallatit, të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikëës. Këtë të fundit të mbërritur në vendgjarje e kanë pasur të vështirë të shuajnë flakët, pasi banesa ishte në katin e katërt të një pallati.
 
Kjo gjë ka bërë që zjarrëfikësit të shqyejnë derën për të marrë nën kontroll flakët. Policia e mbërritur në vendngjarje shprehet se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.  

zjarr shtepi fier
zjarr shtepi fier

zjarr shtepi fier


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)