Superliga shqiptare hapi sot javën e tetë. Teuta fitoi 1-2 me përmbysje në Rrogozhinë kundër Egnatias vendase. Djemtë e Edlir Tetovës kaluan të parët në avantazh me golin e Delarge në minutën e 71. "Djemtë e Detit" rritën presionin pas golit të pësuar dhe barazuan me Kotobellin. Në minutën e 86, mbrojtësi shënoi një kryevepër nga 26 metra, duke shtangur gardianin.
Vetëm në shtesë (90+7'), mbrojtësi Jazxhi do shënonte golin me vlerën e tri pikëve për të tijtë. Një krosim nga këndi bëri që mbrojtësi të merrte kohën e kundërshtarëve, për ta ndalur sferën në rrjetë. 1-2 dhe të besuarit e Bledi Shkëmbit dalin me tri pikë të plota nga transferta, duke marrë fitoren e parë këtë sezon. Me nëntë pikë, Egnatia qëndron në vendin e gjashtë, ndërsa Teuta me shtatë pikë mban vendin e nëntë në klasifikim.
Golat e ndeshjes: