Ndeshja mes Malmo dhe Union Berlin në Europa League është ndërprerë në pjesën e dytë. Tifozët vendas kanë protestuar kundër klubit për rritjen e çmimit të biletave, duke hedhur në fushë flakadanë dhe sende të forta. Arbitri Meler nga Turqia ka paralajmëruar disa herë fansat, me këta të fundit që e kanë tepruar. Kaq është dashur që pjesa e dytë mos niste pas minutës së 60.

Në Suedi kanë çuditur me sjelljen, duke bërë që të merren vendimet e duhura. Edhe pse stadiumi nuk ka qenë në kapacitet maksimal, ultrasit e Malmo kanë ndalur ndeshjen në shenjë proteste, duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve në fushë. Lojtarët u dërguan në dhomat e zhveshjes, ndërsa po pritet që sektori i ultrasve të zbrazet për të rinisur gjithçka nga minuta e 60. Ndeshja nuk prodhoi gola gjatë kësaj kohe.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?