Për herë të parë u dha një koncert që iu dedikua muzikës sonë shqiptare dhe muzikës Jazz. Këto dy zhanre të muzikës janë ndërthurrur së bashku nga Sokol Sejdo dhe Erjon Medha, dy profesionistë të muzikës Jazz në Shqipëri.
 
Kjo risi “Ethnic Jazz” e folkut tonë me kulturën botërore të rrymës Jazz solli nota të larta humori edhe tek brezat më të rinj. Zanafilla e muzikës sonë shqiptare e përcjellë në rrymën Jazz në këtë koncert përcolli mesazhin e dashurisë, humorit dhe dramës.
 
jazz

Rryma Jazz, sipas Sokol Sejdos, është një kulturë që penetron në psikologjinë e një populli. “Jazz është një rrymë elitare por jo në aspektin ekonomik por në nivelin profesional. Është koha për të bërë Jazz për të fituar këtë status” u shpreh Sejdo.

Erjon Medha, kitarist, u shpreh se kjo rrymë po përqafohet dita – ditës edhe nga shqiptarët duke përfshirë vëmendjen e publikut shqiptarë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)