Forcat Speciale të Ukrainës kanë publikuar disa pamje ku tregojnë momentin kur kanë goditur një kolonë mjetesh ushtarake të forcave ruse me sistemet e shumëfishta të raketave lëshuese amerikane (MLRS) dhe brenda një dite të vetme.
Në një postim të Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës thuhej:
"Një MLRS në kombinim me një grup të SSO të Ukrainës. Një ditë punë e përbashkët nga shumë të tjera. Kështu është si operatorët dhe artileria e Forcave të Operacioneve Speciale, specialistët punojnë së bashku. Ne e shkatërrojmë armikun në strofkën e tij, duke zgjedhur objektiva ushtarakë për goditje si: pika kontrolli, logjistikë, akumulim pajisjesh dhe fuqi punëtore".