VLORË-Rreth 1,2 ton drogë mendohet të jetë sasia e drogës së gjetur në gomonen e braktisur në afërsi të ishullit të Sazanit ditën e djeshme.
 
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë Kufitare kanë bërë të mundur ditën e sotme, pas rënies së fuqisë së detit të tërheqin gomonen në breg.
 
Ndërkohë sipas policisë gomonia dyshohet se mund të ketë ardhur nga Italia ndërsa ende nuk janë identifikuar skafistët të cilët nuk dihet nëse janë mbytur apo janë larguar.
 
Për nxjerrjen e gomones nga deti ka kontribuuar edhe Guardia Di Finanza Italiane.
 
Pjesa më e madhe e drogës së sekuestruar është kishte rënë nga gomonia në det ndërsa tashmë e gjithë sasia e grumbulluar është transportuar në zonën e Radhimës ku dhe është reparti i Delta Forcës. 

Policia Kufitare ka bllokuar  gomonen me gjatësi 9.3 m e gjatë dhe 2.6 m e gjerë, pa motorë.

Pasi dy motorat tip Yamaha me 350 KW, nga përplasjet me shkëmbinjtë janë shkëputur nga trupi i gomones dhe janë fundosur nën ujë.

Kërkimet kanë vijuar për më shumë se 12 orë në det ditën e djeshme, por forcat policore kanë ndërprerë operacionin pasi ndërhyrja në zonën ku ishte gomonia e ngarkuar me lëndë narkotike (hashash) përbënte rrezik nga deti me dallgë.

[gallery]21417[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com