Prej dy ditësh pjesa jugperëndimore e SHBA-së po lufton me fuqinë e pazakontë të natyrës. 

Uragani "Irma" i kategorisë 4, me erëra që arrijnë mbi 200 km/h, ka pllakosur jetën e miliona banorëve të Floridas, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë evakuuar për të shmangur pasojat në jetë njerëzore. 

Por fuqia e këtij uragani ka qenë mbinatyrshme. Kjo pasi, siç edhe tregojnë pamjet më poshtë, ai ka arritur të thithë edhe ujin e oqeanit pranë brigjeve amerikane. 

Milje të tëra përgjatë bregdetit nuk kanë më ujë dhe kjo është një nga pasojat e fuqisë së uraganit "Irma".