Franca testoi me sukses një raketë balistike të shtunën (18 Nëntor). Ministria franceze e mbrojtjes tha se raketa u lëshua nga një vend në rajonin Landes të Francës jugperëndimore.
Raketa u gjurmua gjatë gjithë fazës së fluturimit dhe vendi i rrëzimit u raportua në Atlantikun e Veriut, disa qindra kilometra nga çdo bregdet, shtoi ministria në deklaratën e tij.
"Testimi i parë i raketës balistike strategjike M51.3, u krye me sukses. Kjo gjë konfirmon besueshmërinë e parandalimit tonë bërthamor dhe demonstron përsosmërinë e sektorit tonë të lëshimit", shkroi Ministri i Mbrojtjes Sebastien Lecornu në X, ish-Twitter.
[#Dissuasion] Tir d’essai réussi pour le missile #M51
— Direction générale de l'armement (@DGA) November 18, 2023
La DGA a coordonné et de conduit avec succès un tir d’essai de missile M51 sans charge militaire depuis son site de Biscarrosse.
Il s’agissait du 1er tir d’un missile #M51 en version M51.3.#NotreDéfense @Armees_Gouv pic.twitter.com/pqZy2LJLxD