VIDEO/ Gati për miqësoren me Spanjën, Shqipëria kryen seancën stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja

 VIDEO/ Gati për miqësoren me Spanjën, Shqipëria kryen seancën stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja

Futbollistët e Kombëtares duke u stërvitur

Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur këtë të premte përgatitjet për miqësoren e 26 marsit ndaj Spanjës. Kuqezinjtë kanë mbërritur rreth orës 17:00 në stadiumin “RCDE” të Barcelonës për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore, ndërsa grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë.

Seanca ka zgjatur 1 orë dhe stafi teknik ka provuar më së shumti skema të ndryshme taktike, ndeshje kontrolli dhe pak ngarkesë fizike, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit. Tashmë pas pesë ditësh përgatitje intensive gjithçka është gati për miqësoren Spanjë-Shqipëri, që luhet më 26 mars duke filluar nga ora 19:45 në stadiumin “RCDE” të Spanjës.

Kujtojmë se kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore. Ndeshja e parë mes dy vendeve është luajtur më 3 dhjetor të vitit 1986 në stadiumin “Qemal Stafa” ndërsa e fundit më 6 tetor 2017. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë