VIDEO/ Gaz klori në Siri, fëmija
përlot botën: A do vdes zonjushë?

VIDEO/ Gaz klori në Siri, fëmija<br />përlot botën: A do vdes zonjushë?
"A do vdes zonjushë?". Videoja e një vogëlushi nga Siria, viktimë e një sulmi të ISIS me gaz klori, ka përlotur botën mbarë. Teksa një infermiere kujdesej për të, duke i vendosur një maskë me oksigjen, fëmija e pyet duke qarë: "A do vdes zonjushe? A do vdes." dhe ajo i përgjigjet, "Jo i dashur, mos u shqetëso".

Infermierja e pyet se çfarë kishte ndodhur, ndërsa vogëlushi përgjigjet mes lotëve dhe kollës që i shkaktohej nga gazi: "Isha në Ard El Hamra. Po shikoja avionët. Një avion hodhi një fuçi, pastaj pashë tym të verdhë. Ne filluam të vraponim, nuk e di ku janë shokët e mi. "

Gazi i klorit mund të shkaktojë simptoma të rënda në rast se thithet në sasi të shumta, duke filluar nga irritimet e lëkurës, kollë, apo dëmtim të rrugëve të frymëmarrjes.

Por drama e këtij vogëlushi, dhe fëmijëve të tjerë që po trajtoheshin në spital, nuk mbaroi këtu, pasi bombat goditën spitalin ku ata menduan se gjetën shpëtim.


(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot