VLORË - "Giro d'Italia" do vijojë këtë të diel (11 maj) me Etapën e Tretë dhe atë finale në tokën shqiptare, e gjatë 160 kilometra. Gara e sotme spostohet në Vlorë, në një terren dhe reliev që pritet të sjellë rivalitet mes çiklistëve. Etapa e Tretë pritet të fillojë në kilometrin 0 rreth orës 13:15 dhe 160 kilometrat pritet të përfundojnë rreth orës 17:26 po në Vlorë. Sot pritet rivalitet, me "Giron" që kalon në fshatrat e bregdetit të jugut dhe kulmon me ngjitjen e "Qafës së Llogarasë", ndërsa e gjithë pamja mbetet për t'u shijuar.
Itinerari - Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparoit, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Terreni - Një skenë e gjallë me një fillim dhe fund shumë të ngushtë. Rruga është në thelb një unazë mali rreth 'Majës së Qores' (mbi 2000 m e lartë në buzë të detit). Më pas "karvani rozë" udhëton në juglindje përgjatë luginës së Lumit Shushicë në rrugë të gjera e të rrjedhshme.
Në det arrihet nëpërmjet Qafës së Shakellës, ku fillon një segment prej mbi 40 km rrugë bregdetare me kthesa dhe ngjitje e zbritje të shumta deri në ngjitjen e Qafës së Llogarasë prej rreth 11 km me pjerrësi mbi 7%. Pason një zbritje e shpejtë për në Vlorë. 3 km e fundit janë bregdetare, praktikisht të sheshta me ndryshime të shkurtra drejtimi për të lidhur disa rrugë të drejta. Pistë e fundit prej 1200 m në asfalt me gjerësi 8 m.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.4%
-
Jo
80.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkolla 'Lef Sallata' në Vlorë hap dyert pas rindërtimit, Rama: Kushte moderne për 650 nxënës e mësues!
2 Shkurt, 19:06
-
Bleu karburant me dollarë falso, ndalohet 24-vjeçari në Durrës
2 Shkurt, 15:31
-
Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
2 Shkurt, 13:54
-
“Shumë e frikshme, shyqyr që shpëtoi!” Qytetarët flasin pas aksidentit në Vlorë: Po të ishte sezoni i verës, kushedi sa do të kishin vdekur
2 Shkurt, 13:18
-
Aksident rrugor në Vlorë, kamionçina del nga lungomare, rrëzohet nga 7 metra lartësi dhe përfundon në breg të detit! Momenti kur shoferi i lënduar nxirret nga mjeti (VIDEO)
2 Shkurt, 11:25
-
Tatimet, kontroll në Vlorë dhe Sarandë! Zbulohen agjenci imobilare dhe kompani ndërtimi me një nipt të vetëm, mosdeklarime të punonjësve në sistemin tatimor
2 Shkurt, 10:59
-
Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht dhe zhvendoset në kryeqytet, punonjësit që protestuan transferohen në Tiranë e Fier
2 Shkurt, 10:39
-
Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash në Gorrisht të Vlorës, çahen tokat bujqësore (VIDEO)
1 Shkurt, 20:43
-
Niveli i detit në Radhimë rritet si asnjëherë më parë, peshqit 'dalin' në tokë (VIDEO)
1 Shkurt, 08:33
-
SPECIALE/ Historia e Stillo Papadhimos, 101-vjeçari që i mbijetoi burgosjes në kampin nazist të Gjermanisë: 20 hebrenj shpëtuan duke u fshehur në kapanonin tonë (VIDEO)
1 Shkurt, 07:41
-
Tavo krijon ‘Himara Invest’, bashkia dhe opozita përplasen për pasuritë e bregdetit! PD dhe PBDNJ: Zhvillim ekonomik apo skemë klienteliste?
31 Janar, 20:59
-
Përmbyset kamioni në zonën e Palasës, 3 të lënduar! Njëri dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Vlorës
31 Janar, 12:38