VLORË- Një person është gjendur i mbytur në Plazhin e Vjetër në Vlorë rreth orës 15:00. Në videon e publikuar shihet një person i shtrirë i mbështjellë me çarçaf, i cili ndodhet pa shenja jete.

Mësohet se është nxjerrë nga uji një i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

1598275951_TRUPI.jpg