VIDEO/ 'Gjeniale', Lionel Messi driblon me finesë lojtarin në tokë! Mjeshtëri nga sulmuesi i Inter Miamit

VIDEO/ 'Gjeniale', Lionel Messi driblon me finesë lojtarin në tokë! Mjeshtëri nga sulmuesi i Inter Miamit

Driblimi i Messit

Inter Miami fitoi 2-0 kundër Salt Lake për javën e parë të MLS-së në SHBA. Lionel Messi me shokë ishin më të saktë, teksa siguruan tri pikët e para falë golave të Taylor dhe Gomez. Në këtë sfidë asistuan Messi dhe Suarez.

Përtej dominimit në lojë, ky 90 minutësh pa Messin në një formë perfekte. "Pleshti" ia doli të "dehte" tifozët me driblimet në fushë, aq sa një i tillë po bën xhiron e medieve.

Me kundërshtarin të shtrirë para tij (nga një dëmtim) pak çaste më herët, Messi ia doli që me finesë dhe me një prekje të lehtë t'ia linte topin mbi trup dhe të godiste bukur, gjuajtje që u ndal nga mbrojtja.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit