Vijon puna e Policisë Rrugore në gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor, dhe jo vetëm për këtë nen, por për të gjitha shkeljet.
Në një video të shpërndarë nga Policia e Shtetit, duket momenti kur një drejtues automjeti parakalon në mënyrë të gabuar. Teksa gjobitet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, i riu e justifikon parakalimin në krah të djathtë, duke i thënë punonjësit të policisë se ishte vonë për në punë dhe automjetet e tjera nuk po i hapnin rrugën.
Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 685 qytetarë, për mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.998 masa administrative.
Janë arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët: 7 në gjendje të dehur, 13 të pa pajisur me Leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 122 Leje Drejtimi, nga këto 18 për alkool, 76 për shpejtësi dhe 28 për semafor e shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 144 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 848 masa administrative për shpejtësi.
Pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor, jo vetëm për nenin 170, por për të gjitha shkeljet e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23