VIDEO/ Gol në fund dhe gafë nga Bonucci, Spanja 'likuidon' Italinë dhe shkon në finalen e Ligës së Kombeve

Spanja fitoi 2-1 me Italinë në play-off e Ligës së Kombeve dhe siguroi biletën për në finalen e së dielës, aty ku e pret Kroacia. Në stadiumin "De Grolsch Veste" në qytetin Enschede të Holandës, të kuqtë e De la Fuente-s u treguan më të saktë dhe përfituan qysh në fillimin e ndeshjes për avantazhin.

Në minutën e tretë, Pino përfitoi nga një gafë e Bonuccit dhe dërgoi sferën pas krahëve të Donnarumma-s. Me Italinë që u shokua nga goli por nuk u ndal, sfida vijoi me ritëm.

Do duhej minuta e 11 që Immobile nga pika e bardhë e penalltisë mos gabonte, duke barazuar gjithçka. Në të 21 minutë ishte Frattesi që shënoi për Italinë, por VAR ndërhyri për pozicion jashtë loje. Pjesa e mbetur e lojës ishte me raste për të dyja skuadrat, teksa do duhej e 88 minuta për golin e fitores të Spanjës.

Një karambol në zonë bëri që Joselu të përfitonte dhe të shënonte golin e dytë për spanjollët, që solli edhe finalen e Ligës së Kombeve. Italia duket se ka harruar të fitojë, me Mancinin që po reflekton për të ardhmen.

VIDEO e ndeshjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:03
Roberto Mancini: Luajta me skemën e gabuar, Spanja e meritoi

Spanja fitoi 2-1 me Italinë në play-off e Ligës së Kombeve, duke shkuar në finale me Kroacinë. Dueli i zhvilluar në Holandë u komentua edhe nga trajneri i të kaltërve. Roberto Mancini ia vë fajin vetes për skemën, teksa tha se spanjollët e merituan.

"Spanja e meritoi të fitonte pavarësisht golit në fundin e ndeshjes. Ne arritëm të bënim pak, veçanërisht në pjesën e dytë. Ndoshta na penalizoi fakti që luajtëm një lojë taktikisht ndryshe nga zakonisht. Me Chiesa-s kërkova më shumë thellësi, prandaj e futa në vend të Immobile. Nëse ai më zhgënjeu? Jo, djemtë dhanë gjithçka që kishin", tha fillimisht Mancini.

Mancini ia vendos fajin pjesës së dytë, duke thënë se të tijtë ranë poshtë.

"Ne nuk luajtëm futbollin tonë, nuk dolëm në lojën tonë. Ramë shumë poshtë në pjesën e dytë. Ndoshta ka pasur një gabim në zgjedhjen e skemës nga ana ime", tha Mancini për Rai 1.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 16/06/2023 10:31

    KAM SHUME RESPEKT PER MANCION POR NUK LUHET ME ME PLEQ SI BONUCI...NDER VITE REFLEKSET HUMBIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë