Juventusi mundi 1-0 Veronën për raundin e 10-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" iu fal minutës së fundit, teksa me këto tri pikë gdhin e para, në pritje të ndeshjeve të nesërme të Interit dhe Milanit.
Të besuarit e Allegrit ishin të pafat bë këtu duel, teksa në minutën e 13-të iu anulua një gol për pozicion jashtë loje me Kean. Sërish sulmuesi bardhezi do tundtte rrjetën në të 53 minutë, por këtë herë VAR ndërhyri dhe arbitri e anuloi golin për faul.
Kur u duk se gjithçka do mbyllej me rrjeta të paprekura, ishte Cambiaso që në sekondat e fundit të ndeshjes do shënonte golin me vlerën e tri pikëve. Një krosim nga e djathta e sulmit bëri që Milik me kokë të godiste shtyllën, me Cambiason që u afrua mes rrëmujës dhe shtyu topin në rrjetë.
Të gjithë në festë në Torino, me Juven që prin Serie A me 23 pikë pas javës së dhjetë. Inter dhe Milan vijnë më pas, me dyshen që luan nesër kundër Romës dhe Napolit.
Në sfidat e tjera të së shtunës, Sassuolo dhe Bologna barazuan 1-1, ndërsa Lecce u mund 0-1 nga Torino.
Renditja: