VIDEO/ Gol shqiptar në Rusi, Bernard Berisha tund rrjetën

VIDEO/ Gol shqiptar në Rusi, Bernard Berisha tund rrjetën

Bernard Berisha

Bernard Berisha ka shënuar golin e tretë me Akhmat Grozny në Superligën e Rusisë. 30 vjeçari nga Peja nuk ka gabuar nga 11 metra, teksa kapiteni është treguar i saktë edhe këtë herë nga penalltia (minuta 18), duke mposhtur gardianin Safonov. Grozny po fiton 0-1 me Krasnodar në transfertë, për javën e 13 në elitën ruse.

Paçka dënimit nga UEFA për mospjesëmarrjen në garat europiane, kampionati rus vijon. Për të gjashtin sezon Berisha është pjesë e Grozny duke qenë edhe kapiten. Kontratë deri në 2025 ka pejani me klubin rus, duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm. Berisha është i njohur për Superligën shqiptare, teksa ka qenë pjesë e Besës së Kavajës dhe Skënderbeut për katër sezone.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën