Video/ Grushte në parlamentin turk
 shkak i përleshjes çështja "Kurde"

Video/ Grushte në parlamentin turk<br /> shkak i përleshjes çështja "Kurde"
Deputetët e Parlamentit turk janë përfshirë në një përplasje fizike pas një debati që nisi për shkak të çështjes kurde. 

Përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ku bëjnë pjesë presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu, janë konfrontuar me ligjvënësit e Partisë Demokratike të Popullit, forcë politike që kryesohet nga Selahatin Demirtas.
 
sherri

sherr ne parlamentin turk

Gjithçka nisi kur deputeti i Partisë Demokratike të Popullit, Ferhat Encu, e hapi fjalimin e tij duke deklaruar se qeveria kishte vrarë dhe masakruar qytetarë dhe fëmijë të pafajshëm të etnisë kurde në rajonin juglindor të vendit.
 
Pas kësaj palët nisin të lëshojnë akuza dhe kundër akuza.
 
Qeveritarët deklaruan se opozita po mbështet terroristët, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike të Popullit nisën të bërtasin fjalë të ndryshme si vrasës, masakrues, etj.
 
Një gjë e tillë ka detyruar drejtuesit e parlamentit që të shtyjnë edhe votimin për ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve që qeveria e Ankarasë ka firmosur me Bashkimin Evropian.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja