VIDEO/ Gurët 'breshër' në Kategorinë e Dytë, kaos dhe shoqërime në Sarandë! Policia mbron tifozët miq

VIDEO/ Gurët 'breshër' në Kategorinë e Dytë, kaos dhe shoqërime në Sarandë! Policia mbron tifozët miq

Përleshja e tifozëve me njëri-tjetrin

Kategoria e Dytë për grupin B në futbollin shqiptar zhvilloi të diel javën e 17-të. Në stadiumin e Sarandës, Butrinti vendas humbi 0-1 me Elbasanin. Goli i Peqinit në minutën e 53-të vendosi ndeshjen, teksa fundi i takimit ka qenë i tensionuar, me shoqërime nga policia, gurë dhe sende të forta në drejtim të tifozerive.

Gjithçka ka ndodhur pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, me tifozët që gjatë gjithë ndeshjes kanë ofenduar me kore fyese njëri-tjetrin. Në video duket qartë se tifozët shkëmbejnë gurë dhe sende të forta nga distanca, teksa për fat nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa nga tifozët vendas, teksa "Tigrat Verdheblu" të Elbasanit që ndodheshin në stadium janë përcjellë nga policia deri jashtë qytetit, për të shmangur përplasjet e mundshme.

Pas sendeve të forta në fushë dhe ndërprerjes së lojës në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Terbunit dhe Turbinës, sërish në futbollin shqiptar rikthehet skenat e dhunës dhe këtë herë janë kujdesur tifozët që të bëhen protagonistë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja