TIRANE - Partia Socialiste është duke zhvilluar këtë periudhë takime të shumta për anëtarësimet e reja në parti, madje edhe ditën e dielë. Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste Joleza Koka, duket se nuk është mësuar me këtë ritëm pune, përballë jetës së natës që bën si çdo vajzë e re. Në takimin e së dielës për anëtarësimet e reja në PS-në e Tiranës, Koka nuk kishte pasur mundësi që pas "party-t" të shkonte në shtëpi dhe të ndërrohej, ndaj kërkoi ndjesë që në ceremoni ishte me të njëjtën veshje që kishte pasur kur kishte dalë me miqtë e saj në club-nate.
Koka solli disa shembuj personal për të treguar se Tirana është e vogël dhe nëse një i ri zgjedh të mos bëhet indiferent, por të dalë ka mundësi që të shikojë njerëz të rëndësishëm. Kështu ishte edhe për kryetaren e FRESSH, pasi në lokalin ku ajo kishte festuar me miqtë ishte eshte Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Por jo vetëm kaq. Koka tha se pas festës kishte kaluar natën në shtëpinë e një shoqeje që banon në të njëjtin pallat me kryetarin e PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri. Ndërsa në një kafe, Koka shtoi se kishte rastisur me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
"Kryetari i partisë tonë punon dhe nuk rri kurrë as ditën e dielë dhe unë ndoshta do kërkoja falje që jam akoma me veshjen e mbrëmë në darkë që kishim një festë, dhe në fakt gjatë këtyr të dalura në qytet, nganjëherë rri e mendon cilit grupim i përkas unë, kush jamë unë, cfarë roli kam unë në këtë vend. Ne të rintjë duhet të mos e marrim veten aq shumë seriozisht në sensin negativ të fjalës. Jetojmë në një vend të vogël dhe dje në këtë lokal kishim edhe ministrin Blendi Klosi. Sot në mëngjes u zgjova tek shtëpia e shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me sa pash se ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët. Një ditë tek teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej kryetarin e bashkisë që ishte ngjitur me mua. Kjo do të thotë që jetojmë në një qytet që ke mundësi ti shikosh njerëzit brenda një jave", - tha Koka.
Kjo fjalë e saj solli reagimin disi të habitur të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i cili ju drejtua ministres së Inovacionit Milena Harito se nuk po e kuptonte kryetaren e FRESSH për çfarë po fliste.
Si një frekuentuse e jetës së natës, kryetarja e FRESSH rrëfeu edhe një detaj që i kishte bërë përshtypje nga të rinjtë e tjerë që kërcenin nën ritmet e muzikës së këngëtarit nga Kosova Getoar Selimi.
"Një gjë që më bëri përshtypje dje, ishte një momënt që ulet muzika dhe të gjithë të rinjtënjë zëri ja plasin dhe thonë" të bëfsha gjeneratën" po me ulërimë të madhe. Dhe Getorari ishte mbreti i skenës, dhe këta bien dakord me këtë gjë. Në atë moment isha e qartë që cdo njeri që duhet të vijë në PS është e kundërta e kësaj gjëje. Ne jemi disa të rinj që nuk kemi për heronj këta poetët e rinj alla Getoari", - tha Koka.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO