Një i ri ka vjedhur një byzylyk floriri në një prej dyqaneve në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër. Vjedhja ka ndodhur në mëngjes ndërkohë që pronarët e dyqanit kanë vënë alarmin kur kanë vërejtur mungesën e byzylykut në raft. Menjëherë është njoftuar policia e cila është vënë në kërkim të autorit misterioz.

Siç shihet nga pamjet hajduti ka hyrë normalisht si klient në argjendari. Ai merr pa u vënë re një byzylyk floriri nga kutia ku ishte ekspozuar dhe e fut në xhep. Bëhet fjalë për një byzylyk me vlerë 1 milion lekë të vjetra. Fill pas vjedhjes hajduti del nga argjendaria i pashqetësuar, pa u vënë re nga askush.

Pasi konstatuan vjedhjen pronarët e biznesit denoncuan rastin në polici. Blutë po punojnë për identifikimin e autorit.