Lazio shënoi një fitore 6-2 ndaj Palermos për shkak të dy golave të shpejtë nga Immobile dhe një hat-trick të Keita.

Tetë minuta pasi  kishte filluar ndeshja Lazio-Palermo në “Stadio Olipico”, ndeshje kjo e vlefshme për Seria A, Immobile  shënoi golin e parë kundër Palermos.

Por 27 vjeçari nuk kishte ndërmend të ndalej dhe shënoi sërish 120 sekonda më pas.

Dukej sikur do të ishte ndeshja e Ciro Immobile, por Keita gjeti rrjetën tre herë brenda pesë minutave, në minutat ’21, ’24 dhe ’26.

Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 5-0, të pestë golat u shënuar për 18 minuta dhe i dhanë epërsi të dukshme Lazios.

Palermo të kthehet në lojë, me Andrea Rispoli që shënon në pjesën e dytë dy gola duke e çuar rezultatin ne 5-2.  

Lazio shënon sërish me Luca Crecco në minutën e 90 dhe më këtë fitore shkon në vendin e katërt me 64 pikë në 33 ndeshje. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?