Një shtëpi e mbushur plot me drogë është zbuluar në Tiranë, ku në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre edhe një grua 54-vjeçare. Report Tv mëson se kjo banesë ishte në zonën e Kombinatit në të cilën punonin një i ri me iniciale A. A., 28 vjeç dhe gruaja 54-vjeçe Xh. I.
Report Tv ka siguruar pamjet nga ky apartament. Të arrestuarit kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm. Për këtë ishte punësuar edhe një roje, i cili sinjalizonte 2 të tjerët për çdo lëvizje të dyshimtë, për pasojë sot 50 vjeçarit H. T., iu vunë pranga.
Zbulimi në Kombinat nuk është i vetmin pasi kohët e fundit, janë gjetur shtëpi kanabisi edhe në Durrës e Lushnjë.