Belind Këlliçi, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës ishte ngarkuar dje që të udhëheqë bllokimet e trafikut diku pranë Bashkisë.

Ish- kandidati i Partisë Demokratike, i cili në zgjedhjet e fundit lokale e humbi bashkinë me 60 mijë vota diferencë, dështimin për të mos mbledhur mbështetës në protestën e djeshme u përpoq ta kompensojë me breshërinë e të sharave banale.

Në një video Belind Këlliçi teksa përplaset verbalisht me policinë lëshon ofendime banale duke tentuar të denigrojë figurën e policëve deri dhe në kërcënime se do ta shohin ata se cfarë do të ndodhë kur të vijnë ata në pushtet

Këlliçi u është drejtuar me fyerje rrugaçërore policëve që kryenin detyrën në mbrojtje të institucioneve dhe rrugëkalimit për qytetarët e bllokuar.

“Hiqe maskën!”, “Hiqe maskën!”, i drejtohet ai policëve teksa i shtyn dhe ulëret në fytyrë.

“Hë e morë rrogën sot? Hë më, a ke lek me çu n’shpi ke fmia?”, thotë ai duke vazhduar më tej me fyerje të rënda.

“Shërbeji këtij motërq…”, ulëret Këlliçi me sa ka në kokë. “Shërbeji këtyre b…q… se do e shofësh”.