Në Superligën e Malit të Zi, Mlladosti i renditur i fundit priti Decicin kryesues dhe në këtë ndeshje u shënua një gol, i cili shumë shpejt bëri xhiron në rrjetet sociale.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, mbrojtësi vendas, Zvonko Ceklic, në mënyrë shumë të diskutueshme lejoi topin t'i kalonte poshtë këmbëve dhe nuk u kujdes ta ndalte gjuajtjen. Goditja e Bojan Matic përfundoi në rrjetë pa asnjë pengesë.
Për ta bërë edhe më të debatueshme gjithë momentin, trajneri i vendasve pas përfundimit të pjesës së parë e la Ceklic në dhomat e zhveshjes.
"Crnogorske Vijesti" raporton se shitja e ndeshjeve është larg të qenit një gjë e re në Malin e Zi, por reagimi ndaj golit të Decicit është diçka që nuk është parë kurrë më parë, të paktën në një formë kaq të dukshme dhe të shëmtuar.
Ugasite ligu #fscg ❗️
— JanEk (@nekboa) February 28, 2024
Hitno je❗️#montenegro pic.twitter.com/EypZOUFLvT