Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin, Elbert Krasniqi, kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billbordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit, në Zveçan.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
POSTIMI I PLOTË:
Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.
S.S/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
55.2%
-
Jo
38.4%
-
Jam i/e dyzuar
6.4%
Vota total: 1266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Albin Kurti takohet sot me Lumir Abdixhikun
23 Shkurt, 09:37
-
Zelensky: Putin ka nisur Luftën e Tretë Botërore, duhet të ndalet
23 Shkurt, 07:34
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Marrëveshje sekrete dhe e kushtueshme! Irani bie dakord me Rusinë për t'i blerë raketa për 500 milionë euro
22 Shkurt, 18:25
-
Lufta Rusi-Ukrainë në vitin e 4-t, Papa Leone XIV: Paqja nuk mund të shtyhet, është nevojë urgjente!
22 Shkurt, 16:57
-
Raund i ri negociatash mes Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Bisedime të reja brenda tre javësh
22 Shkurt, 16:37
-
Dy shpërthime në Lviv të Ukrainës, humb jetën policja 23-vjeçare dhe plagosen 25 të tjerë! Autoritetet: Akt terrorist
22 Shkurt, 16:23
-
Hungaria do të bllokojë sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë
22 Shkurt, 15:14
-
Kosova përballë sfidës institucionale të radhës, ekspertët: zgjedhja e Presidentit nuk duhet lënë në minutën e fundit!
22 Shkurt, 15:00
-
Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin
22 Shkurt, 10:15
-
Mbledhja e Bordit të Paqes në SHBA, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e Hagës ndaj 4 ish-liderëve të UÇK
22 Shkurt, 09:40
-
'Ukraina nuk po humbet', Zelensky: Amerikanët dhe rusët thonë të tërhiqemi nga Donbasi që të përfundojë lufta
21 Shkurt, 20:16