VIDEO/ I biri aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar para 7 muajsh dhe sot endet i lirë, pse kandidati i Berishës për Rrogozhinën hesht?
Shkëlqim Hoxha dhe momenti kur i biri aksidenton për vdekje një 50 vjeçar
Në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit të vitit 2022, një aksident i tmerrshëm i mori jetën një 50 vjeçari (Bardhyl Beqiri) që punonte për pastrim-gjelbërimin e qytetit të Durrësit.
Mediat raportonin se ai u aksidentua nga një makinë luksoze të cilën e ngiste një 18-vjeçar i quajtur Braian Hoxha, djali i kandidatit të Sali Berishës për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha. Përpos faktit që në Shqipëri një 18 vjeçar bredh me makinë qindra mijëra euroshe, ajo që bie në sy është që as ligji nuk ka funksionuar mbi shkelësit e tij por as Shkëlqimi nuk ka folur asnjë fjalë për rastin.
Pyetja e parë që lind është: Pse Shkëlqim Hoxha që akuzon kundërshtarët, nuk flet asnjë fjalë për aksidentin e tmerrshëm të të birit?
Sot pas me shumë se 7 muajsh, djali i Shkëlqim Hoxhës është i lirë pavarsisht që i aksidentuari ka ndërruar jetë. Burimet nga policia bëjnë me dije se djali i Shkëlqim Hoxhës ka qenë i shoqëruar nga 2 vajza dhe nën efektin e alkoolit.
Ajo që ngre dyshime të forta është se si për këtë çështje nuk ka asnjë masë ndaj shkelësit? A është akoma nën hetim kjo ngjarje?
A janë të vërteta fjalët që qarkullojnë në qytet se Hoxha ka paguar për të mos vijuar më hetimi i ngjarjes? Pse mediat janë marrë pak me këtë ngjarje të rëndë të djalit të Shkëlqim Hoxhës?
Për këto pyetje përgjigjen duhet ta japin Shkëlqim Hoxha dhe Prokuroria e Durrësit pasi një i pafajshëm ka humbur jetën nga arroganca e një fëmije që bridhte me makinë super të shtrenjtë të blerë nga babai pasanik, që sot do të bëhet edhe i pari i një qyteti.
Kujtojmë që Shkëlqim Hoxha është kandidat i Sali Berishës për bashkinë Rrogozhinë, ku po përsëriten zgjedhjet. Hoxha ishte kandidat dhe në 14 maj dhe humbi, por Berisha e ka vënë sërish kandidat, pasi sipas zërave që qarkullojnë në Rrogozhinë, ai është shumë i pasur dhe po e shfrytëzon këtë për të luftuar të marrë drejtimin e bashkisë me çdo mjet.
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj 5 orë në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni: Do flas në këshillin bashkiak (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
Pse hesht? Sepse eshte i biri.Ky rast me kujtoi nje fragment nga nje film serial britanik dhene te PBS /Endeavour/ku personazhi kryesor i filmit pyet kolegun se perse e vrau nje person tjeter,duke i kujtuar se dhe viktima ishte biri i dikujt.Kolegu qe e kishte vrare per te mbrojtur djalin e tij,i pergjigjet shkurt-/Nuk ishte biri im/.
PërgjigjuPo drejtesia pse hesht per Bardhyl B.thqirin?
PërgjigjuDacibao si ne kohen e qoftelargut.
PërgjigjuPo po po sot e paskeni gjetur bravo!!!!! Gazetari e bler nga lali bravo !!!!!
PërgjigjuLeket e bixhosit mbulojne vdekjet e Njerezve te pafajshem , Ik o njeriu i Sali Berishoves njerez te Krimit … Djali juaj meriton Burguuu, Dhe ja qe Kutia Burgut tregon shume. Bleresi i votavave Shkelqim Hoxha .
PërgjigjuPo c'ne që lekët mbulojnë vdekjet, kjo qeveri ka 10 vjet në pushtet, s'paska bërë akoma shtet apo varja thuaj shkrove dhe ti diçka se ke uri.
Qeveria e ka ne dore! Perse nuk e fusin brenda?
PërgjigjuPo ju perse keni heshtur keto 7 muaj apo keni pritur kete moment ta perdorni per fushate kundra ketij ? Jeni te gjithe mbeturina si politikanet dhe ju te mediave qe ju sherbeni njeres apo tjetres pale
Përgjigju