Inter Miami barazoi 2-2 kundër Colorado Rapids për raundin e tetë të MLS në SHBA. I rikthyer nga dëmtimi, te goli në këtë duel doli edhe Lionel Messi paçka se të tijitë nuk mundën të siguronin më shumë se një pikë në shtëpi.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë, teksa ishte Navarro që në të 45 minutë shënoi për Coloradon. Në fillimin e pjesës së dytë ishte Lionel Messi që u fut në lojë, ndërsa iu deshën vetëm 12 minuta për ekuilibrat 1-1.
"Pleshti" shënoi në të 58 minutë, para se Afonso të përmbyste duelin. Në fund Colorado barazoi me Bassett në të 88 minutë. Me 12 pikë pas javës së tetë, Inter Miami mban vendin e tretë në Konferencën Lindore.
Lajm i mirë për ekipin e Tata Martinos është rikthimi i Lionel Messit nga dëmtimi. Sulmuesi me këtë realizim e çon në 827 numrin e golave në karrierë.