Një makinë tip Skoda ka përplasur një të moshuar në Elbasan, i cili ka mbetur i plagosur. I lënduari është pikasur nga vete drejtori i policisë Elbasan, Ardjan Çipa.
Shkaktuesi i aksidentit fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por është rikthyer menjëherë dhe policia e ka ndaluar. Ai është shoqëruar për në komisariat për hetime të mëtejshme. Gjendja e të plagosurit jashtë rreziku për jetën.
Komento