Në rrjetet sociale kemi dëgjuar shpesh se njerëzit me ndikim në fenë islame kanë thënë se gruaja duhet rrahur por sipas kushteve që ka vendosur Allahu.

Kjo ide për fat të keq vazhdon të praktikohet edhe në kohët e sotme moderne në shumë familje shqiptare.

Por për këtë Imami i njohur i Tiranës, Elvis Naçi ka dhënë përgjigjen që nuk do ta pëlqeni shumë burra.

I pyetur nga prezantuesi i një emisioniKosovë se a duhet të rrihet gruaja, Elvisi është shprehur se duhet rrahur tre herë në ditë.

Tani në qoftë se jeni njëfarë burri gruaja duhet të rrihet tre herë në ditë. Në qoftë se je njëfarë burri.   

              Elvis Naçi

Por s’ka burra më.

Ia priti prezantuesi.

Kështu që s’kemi ç’bëjmë.

     Elvis Naçi

Ndërsa më tej, gjatë bisedës imami shpjegoi se në çift duhet të ketë mëshirë dhe dashuri nga të dyja anët në mënyrë që të gëzojë e gjithë familja.

Mirëpo intervista e tij është dhënë kohë më parë, por ditën e djeshme është bërë virale në rrjetet sociale.