VIDEO/ Ishte duke ujitur bimët e kanabisit, ‘droni’ kap mat 45-vjeçarin në Krujë! Tenton të fshihet, por arrestohet nga policia

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar kanabis. Zbulimi i tij u krye pas kontrolleve me dron nga policia në fshatin Rranzë të Krujës.

Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi Skënder Hoxha, i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi Ndriçim Asllani, banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale arrestuan në flagrancë shtetasit Skëndër Hoxha, 45 vjeç dhe Ndriçim Asllani, 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ada: 08/06/2022 15:59

    te fortit nga f,kruja ahhahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Arbëreshët’, fenomeni i rrallë mbi 5 shekullor! Fatmir Toçi, një botim si ‘enciklopedi’: Të pathënat për familjen ‘Durazzo’, 8 pinjollë kryeministria të Xhenovës

‘Arbëreshët’, fenomeni i rrallë mbi 5 shekullor! Fatmir Toçi, një botim si ‘enciklopedi’: Të pathënat për familjen ‘Durazzo’, 8 pinjollë kryeministria të Xhenovës