Dritan Demiraj, i propozuar nga Partia Demokratike pas paktit të arritur me kryeministrin Rama do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm, deri në 25 qershor.
Por çfarë bënte Demiraj pak orë para se të propozohet për postin e ri në Ministrinë e Brendshme?
Në një video të postuar në profilin e tij në rrjetin social në Facebook, Demiraj shfaqet duke stërvitur në artet marciale një prej studenteve të tij.
Dritan Demiraj, ka qenë Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë. Ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.
Ai është liruar rreth 3 vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një vendimi të Ministrisë së Mbrojtjes për arsye disiplinore.
Demiraj u akuzua nga Ministria e Mbrojtjes se cenoi Sigurinë Kombëtare, duke udhëtuar jashtë vendit pa autorizimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë. Ndaj tij u regjistrua edhe një procedim penal, por çështja u mbyll nga Prokuroria.
/Shqiptarja.com