Punimet për ndërtimin e këndit të lojërave te Parkut i Liqenit të Tiranës, janë drejt fundit. Shqiptarja.com zbulon përmes këtyre fotove pamjen që ka marrë kompleksi i lojërave. Gjithçka është gati dhe parku i lojërave do të presë fëmijët e parë vetëm pas tre ditësh.
 
Inaugurimi i këtij këndi do të bëhet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në 1 qershor, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
 
Këndi i lojërave te Liqeni është një nga hapësirat e reja që i shtohet qytetit të Tiranës për argëtimin e fëmijëve.
 
Ndërtimi i këtij parku lojërash prodhoi mjaft zhurmë dhe pretendime se aty do bëheshin ndërtime, por në fund gjithçka rezultoi e pavërtetë dhe ajo që ne shohim sot është vetëm një kënd lojërash për fëmijë.  

me logo
me logo
me logo
basketboll
me logo
me logo

FOTO
FOTO
(Parku i fëmijëve në Liqeni Artificial) Foto të tjera


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com