Video/ Ja kushtet si jetojnë
emigrantët sirianë në Greqi

Video/ Ja kushtet si jetojnë<br />emigrantët sirianë në Greqi
Vijon të jetë kritike situata në Idomeni, kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Qindra klandestinë, burra gra dhe fëmijë jetojnë prej ditësh në këto kushte, në të ftohtë, pa ngrohje, pa strehë pasi kalojnë netët në tenda, siç duken edhe në këtë video.

Të paktën 12 000 njerëz presin natë e ditë pas portave kufitare në  shi e ftohtë, për një mundësi kalimi të kufirit me shpresën e ndërtimit të një jete të re në vendet europiane.

Tendat e tyre dhe thuajse i gjithë kampi është përmbytur dhe ato pak sende që kishin me vete si batanije, rroba dhe ushqime ose lundrojnë në ujë ose janë në baltë.

Prej këtyre kushteve të vështira, rreth 100 fëmijë sirianë janë dërguar në spitale për të marrë shërbim mjekësor, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.
 
 

Idomeni versinkt im Schlamm

Posted by Paul Ronzheimer on Thursday, March 10, 2016


Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut