Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të qytetit të Fushë-Krujës duket 48-vjeçari nga fshati Larushk i Krujës, që del vetëm prej tij në orën 19:46:15 minuta dhe tenton të hipë në makinën e vet.
Në këtë moment (10 sekonda më vonë) tre persona të veshur si policë dhe të maskuar e marrë forcërisht Stafukën. Kanë mjaftuar vetëm 50 sekonda që grabitësit të neutralizojnë 48-vjeçarin teksa aty afër ka ardhur në automjet tip "Golf" në bagazhin e të cilit është futur Stafuka.
Makina më pas është nsiur në drejtim të autostradës, ndërsa kanë qënë të afërmit ata që kanë njoftuar forcat e policisë për këtë ngjarje.
Enver Stafuka është dënuar 4 herë për vepra të ndryshme penale, por ngjarja më e rëndë ku u përfshi emri i tij është ajo e vrasjes së Dritan Lamajt. Babai i 4 fëmijëve u arrestua mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit BMW, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit kryekomisari Dritan Lamaj.
Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka liruar si të pafajshëm për këtë ngjarje Stafukën më 13 nëntor të vitit 2013. Dritan Lamaj u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit, për vrasjen rreth 10 orë më pas u arrestua në Selanik biznesmeni, Arben Frroku.
Hetimet e policisë për gjetjen e Enver Stafukës
Dy janë pistat në të cilat është fokusuar policia për të kuptuar shkaqet e rrëmbimit të Stafukës; ajo e ndonjë borxhi të pashlyer, ose përfshirja e tij në hetimet dhe dyshimet për grabitjen e makinës që u përdor për vrasjen e Dritan Lamajt. Në fakt, për këtë të fundit, Stafuka u shoqërua 7 herë dhe një herë edhe u arrestua, u gjykua, por asnjëherë nuk pranoi dhe nuk iu vërtetua të ishte i përfshirë në atë ngjarje. Aso kohe Stafuka i tha Gjykatës se nëse vërtetohej diçka e tillë, ai kërkonte të dënohej me burgim të përjetshëm.
Momente të rrëmbimit të Enver Stafukës
Në rreth të kuq, makina me të cilën rrëmbehet Enver Stafuka