Video/ Ja si Berisha orienton
deputetët e PD në sallën e Kuvendit

Video/ Ja si Berisha orienton<br />deputetët e PD në sallën e Kuvendit
Një video e postuar në rrjetet sociale nga deputeti socialist, Erion Braçe tregon momentin kur ish kryeministri Sali Berisha mbledh grupin parlamentar brenda sallës së Kuvendit dhe i orienton ata për qëndrimin që do të mbajnë përpara votimit të akteve nënligjore për bërjen efektiv të dekriminalizimit.

Pas mbledhjes disa orëshe të Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, ku edhe u arrit konsensusi për miratimin e vendimit nga Kuvendi, deputetët demokratë kërkuan të mblidhnin grupin parlamentar.

Siç duket edhe në video, mbledhjen e drejton Berisha dhe jo nënkryetari dhe njëherazi kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, në mungesë të kryetari demokrat, Lulzim Basha. 

Pas miratimit të akteve nënligjore të dekriminalizimit, deputetët demokratë braktisën Kuvendin në shenjë proteste për mosmarrjen në shqyrtim të 3 kushteve të tjera, ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit për arrestimin në flagrancë, ndryshimin e rregullores për komisionet hetimore dhe shqyrtimin e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin. 
 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'