VIDEO/Ja si stërviten ushtarët
e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

VIDEO/Ja si stërviten ushtarët<br />e NATO-s pranë kufirit me Rusinë
Rreth 4000 trupa ushtarake nga 11 shtete anëtare të NATO-s kanë nisur prej disa ditësh një stërvitje në rajonin balltik, pranë kufirit rus. 

Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s kanë arritur shkallën më të lartë të tyre që prej Luftës së Ftohtë, ndërsa kjo ka bërë që Aleanca e Atlantikut të Veriut të mobilizohet ushtarakisht në kufirin mes Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë me Rusinë.

Në brendësi të territorit lituanez po zhvillohet edhe një ndër stërvitjet më të mëdha të NATO-s, duke iu përshtatur edhe terrenit të thellë malor të shoqëruar me temperatura disa gradë nën zero dhe me reshje të dendura dëbore, tipike si klima e territorit rus.  

Stërvitja nisi më 20 Nëntor dhe përfundoi sot, 2 dhjetor, ndërsa përfshiu trajnimin e ushtarëve në dy zona të ndryshme të Lituanisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës