TIRANE-Emisioni “Fiks Fare” ka publikuar një video manipulimi të votave më 22 korrik në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike.
Në video duken disa persona që votojnë më shumë se njëherë në qendrat e votimit në zgjedhjet që Lulzim Basha i fitoi me rezultat të thellë përballë Eduard Selamit.
Sipas drejtuesve të emisionit videot i kanë sjellë anëtarë të vjetër të PD, që sot ende mbajnë të varur në mur fotografinë e Berishës.
Zgjedhjet e 22 korrikut u zhvilluan në një debat të fortë, pasi kritikët e PD, të cilët Basha i përjashtoi e akuzuan për manipulim të votave.
Ndërsa tashmë duket se debati do të rihapet sërish, aq më tepër që Basha në ditët e fundit e ka vendosur si prioritet të opozitës reformën zgjedhore, pasi sipas tij cdo gjë fillon vota e lirë.
Por pas videos së publikuar sonte, Basha duket se para se te merret me të tjerët duhet të merret me shtëpinë e tij...
/Shqiptarja.com