Një video ka regjistruar edhe momentin e sulmit, ku duken qartë pasojat katastrofike që ka shkaktuar sulmi me predha.
Sulmi dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit, në një qark që kontrollohet nga rebelët.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe.
Duke folur pas informimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Staffan de Mistura ka thënë se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt nuk respektohet.
Dhuna në Siri është intensifikuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.