Jennifer Lopez ka ekzaltuar publikun gjatë evenimentit “Latin Grammys”.
 
Pas performancës me ish-bashkëshortin Marc Anthony, JLO i ka dhuruar një puthje në skenë.

Këngëtarja ka mbajtur një fjalim emocionues që e përloti Anthony para se t'i dorëzonte çmimin dhe t'i dhuronte puthjen e shumëkërkuar nga publiku.

47-vjeçarja dhe ish-bashkëshorti kënduan këngën klasike “ Olvidame y Pega la Vuelta” dhe rrëmbyen duartorkitje të shumta nga publiku.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony u ndanë në vitin 2014 pas një lidhjeje 10-vjeçare.