Video/ Juventini Rama: Renzi tifoz
i Fiorentinës....por je mik i veçantë

Video/ Juventini Rama: Renzi tifoz<br />i Fiorentinës....por je mik i veçantë
TIRANE - Vizitën e kryeministrit italian Matteo Renzi ditën e sotme në vendin, homologu i tij shqiptar Edi Rama, nuk e ka kaluar pa humor dhe batuta. 

Këtë radhë shefi i qeverisë, teksa i ka uruar Renzi një vit të mbarë është ndalur në faktin që të dy homologët janë “rivalë” në futboll, duke qenë se Renzi me origjinë nga Firence është tifoz i ekipit të futbollit italian të Fiorentinës, ndërsa Rama një tifoz i njohur i Juventusit.

Shefi i qeverisë shqiptare, nën petkun e një juventini, i është drejtuar homologut Renzi se edhe pse Fiorentina nuk ka fituar ende një Ligë të Kampioneve, ai sërish mbetet një mik i veçantë i Ramës dhe i popullit shqiptar dhe se në vendin tonë do të mund të ndihet gjithnjë si në shtëpinë e tij.

“I urojmë një vit të ri të suksesshëm, duke qenë i bindur se do ja dalë ta bëjë Italinë vendin e ëndërrave të gjeneratës tjetër. Renzi është fiorentin, tifoz i Fiorentinës s’ka fituar asnjë Champisons, (Per il momente- ndërhyn Renzi), se di a i kujtohet ndonjë kampionat i Seria A, por për ne është mik i veçantë se kontributi i njerëzve të Fiorentinës është i madh. Të thashë hajde në Tiranë se është më afër Tirana se Firence nga Roma e do ndihesh në shtëpi.” u shpreh me humor Kryeministri Edi Rama

Po në të njëjtën frymë humori i është përgjigjur edhe kryeministri Renzi i cili ka thënë se pas kësaj marrëdhëniet mes tyre sapo kanë përfunduar. Megjithatë për ta “rregulluar” marrëdhënien mes tyre Renzi ka sugjeruar një shkëmbi dhuratash nën ngjyrat vjollcë.

“Jemi këtu për të mbyllur një 6-mujor dhe për të hapur një histori të re së bashku. Por është edhe historia e madhe e një miqësie dypalëshe, e një marrëdhënie dypalëshe. Një marrëdhënie miqësie mes Edi Ramës dhe meje sapo përfundoi me batutat e tij për skuadrën e Fiorentinës. Do të përpiqemi ta ndreqim. Unë kam një orë ngjyrë vjollcë që po ia dhuroj dhe ai mund të më dhurojë mua, një kravatë ngjyrë vjollcë. E kuptoni apo jo”. tha Renzi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)