Torinezët arritën të fitonin në "Juventus Stadium" edhe takimin e kthimit përballë francezëve të Monaco me shifrat 2:1.
Ekipi i Allegrit u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:1.
Bardhezinjtë gjetën golin e parë në minutën e 33 me anë të sulmuesit kroat Mario Mandžukić i cili përballë portierit Subasiç arriti të shënojë.
Goli i dytë për Juventus erdhi një minutë nga fundi i pjesës së parë të takimit. Mbrojtësi brazilian Dani Alves shënon një gol mjaft të bukur pas një gjuajtje nga distanca, duke mposhtur për herë të dytë portierin e francezëve.
Pjesa e dytë nuk ka shumë histori me Juventus që kontrollon lojën, ndërsa Monaco tenton të gjejë hapësira për të shënuar golin e parë.
Dhe është talenti Mbappe i cili arrin të depërtojë në mbrojtjen torineze dhe të devijojë në rrjetë një top të marrë në diagonale.
Me shifrat 2:1 mbyllet 90 minutëshi i kohës së rregullt, ndërsa është Juventus që feston arritjen në finale për të dytën herë brenda tre viteve të fundit.