Serie A është në javën e 10-të. Në 15:00 Empoli ia doli të merrte tri pikë në shtëpi me Monza. Goli i Haas në minutën e 11 ka qenë vendimtar për skuadrë e Zanettit, me Bajramin që mori minuta në pjesën e dytë të ndeshjes, teksa Ismajli vijon të jetë i dëmtuar.
Në 18:00 në "Olimpico-n" e Torinos, Juventus fitoi 0-1 me "Demat" e Juric në derbi. Një gol i Vlahovic në minutën e 75 vendosi ndeshjen për "Zonjën", që me këto tri pikë ka marrë disi frymë. Pas 10 ndeshjeve Juventus qëndron në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa Torino me 11 pikë është në vendin e 11.
Atalanta fitoi 2-1 me Sassolo në Bergamo. Për të besuarit e Gasperinit shënuan Pasalic dhe Lookman, duke përmbysur golin e Kyriakopoulos. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 41 me lojtarin grek, ndërsa Pasalic në të 45+1 minutë vendosën ekuilibrat. Vetëm disa sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Lookman shënoi për 2-1. Me 10 ndeshje dhe 24 pikë, Atalanta është në krye të Serie A, në pritje të ndeshjes së Napolit nesër.
Torino 0 - 1 Juventus (Vlahovic 75')
Empoli 1 - 0 Monza (Haas 11')
Atalanta fitoi 2-1 me Sassuolo në Bergamo. Për të besuarit e Gasperinit shënuan Pasalic dhe Lookman, duke përmbysur golin e Kyriakopoulos. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 41 me lojtarin grek, ndërsa Pasalic në të 45+1 minutë vendosën ekuilibrat. Vetëm disa sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Lookman shënoi për 2-1. Me 10 ndeshje dhe 24 pikë, Atalanta është në krye të Serie A, në pritje të ndeshjes së Napolit nesër.
Juventus fitoi 0-1 me Torinon për javën e 10 në Serie A. Në "Olimpico", derbi i Torinos mbetet bardhezi. Një gol i Vlahovic në minutën e 75 vendosi ndeshjen për "Zonjën", që me këto tri pikë ka marrë disi frymë. Pas 10 ndeshjeve Juventus qëndron në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa Torino me 11 pikë është në vendin e 11.