Karikaturat satirike të Profetit Muhamed janë shfaqur të mërkurën në Bashkitë e qyteteve të Montpelier dhe Touluse, në mbështetje të protestave kundër ekstremizmit islamik që së fundmi i mori jetën mësuesit, Samuel Patty.

Karikaturat ishin të gazetës ‘Charlie Hebdo’, pas publikimit të së cilave në  2015 humbi 12 anëtarë të stafit dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur, nga një sulm terrorit, gjyqi ndaj të cilëve po mbahet ende.

Macron i është bashkuar frymës së protestave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit islamik që në Francë ka goditur jo rrallëherë me sulme terroriste.

1603557161_1603556912gfgg.png