Juventusi dhe Milani zhvilluan një test miqësor në SHBA, në kuadër të turit veror dhe përgatitjeve që skuadrat po zhvillojnë në tokën amerikane. Në stadiumin "Dignity Sport Park" në Carson dhe mes 8 mijë tifozëve, skuadrat barazuan 2-2 në 90 minuta, teksa pas penalltive ishte Juvja që fitoi 4-3.
Dueli u zhbllokua nga kuqezinjtë në të 23 minutë me Thiaw, ndërsa Danilo barazoi 1-1 pas dhjetë minutash. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Giroud shënoi sërish për Milanin. Në fraksonin e dytë, Rugani vendosi ekuilibrat për 2-2 pas asistit të Chiesa.
Në vijim të lojës trajnerët Allegri dhe Pioli bënë shumë zëvendësime për të parë formën fizike të lojtarëve. Pas 90 minutave në paqe dhe 2-2, skuadrat iu drejtuan penalltive.
Milik, Caviglia, Hujsen dhe Soule shënuan për "Zonjën", teksa gaboi Iling dhe Kostic. Te Milan shënuan Adli, De Ketelaere dhe Colombo, ndërsa gabuan Romero, Pobega dhe Bartesagi. Kështu Juvja fitoi 4-3 pas penalltive.