VIDEO/ Katërputroshët në një garë të pazakontë në Pogradec! Njihuni me rracat më të mira të qenve

Ka përfunduar konkursi i veçantë i qenushëve në Pogradec, organizuar nga Federata Kinologjike e Shqipërisë, ku morën pjesë më shume se 300 qen nga gjithë bota. Sot u shpallën fituesit e “Balkan Cup 2024”, ku u ndanë 24 çmime. Arturo Verzeroli president i kesaj federate shprehet i kënaqur me organizimin në qytetin e Pogradecit, gjithashtu shtoi se eventi i radhës do të zhvillohet në Tirane.

Trajneri Italian i qenve Daniele Scarantino siguroi në këtë event tre kupa: “Morëm çmime me rracat Belgium Shepald, Bulldog francez dhe qenin australian”.

Gjithashtu ukrainasja Kolomietc Katerina u nda e kënaqur në këtë komepticion: “Bestenshow është një qen i ri këtë vit ai ka qenë fitues botëror “junior” në Kroaci dhe tani në këtë vend kaq të bukur siç është Shqipëria mori çmim”.

Anëtari i jurisë nga Maqedonia e Veriut Mile Aleksoski  tha se në ditën e dytë të eventit pjesëmarrja ishte e ulët, por cilësia ishte shumë e lartë per qenushët pjesëmarrës.

“Sot shfaqja ishte shume bukur, nuk kishte shume qen, por cilësia e tyre ishte shumë e lartë. Ju mund të shihni fituesit kryesor. Mua më inpresionoi Shepardi Belg, ishte shumë i bukur dhe më pas Mastino Napolitano dhe Franz Bulldog”.

Konkursi dhe parada dyditore bëri bashkë dhjetra trajnere nga vende të ndryshme të botes të cilët u perfaqësuan me qenushë të rracave të ndryshme. Shumë prej tyre u vlerësuan me çmime, ndërsa u vu re mungesa e qenve konkurues nga Shqipëria.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?