VIDEO/ Këlliçi kopjon premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës, si premtoi PD transportin falas para 11 vitesh në Tiranë

Ideja për transport falas, sa herë që ka zgjedhje nuk është një gjë e re për demokratët, edhe pse sapo kalojnë zgjedhjet, premtimin e harrojnë. Por duket se Këlliçi në këtë rast ka kopjuar ish shefin e tij në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili e ka premtuar transportin publik falas që në janar 2012, sigurisht pa e mbajtur si premtim.

Në një takim me rektorët në vitin 2012, Basha tha: “Jemi në proces negocimi me Ministrinë e Transportit dhe komunitetin e ofruesve të shërbimit të transportit publik në Tiranë, për të përparësuar me objektivin tim për të ofruar shërbim transporti publik falas për studentët e Tiranës”, do të shprehej asokohe Basha.

Jo vetëm transporti publik nuk u bë falas, por edhe Karta e Studentit e premtuar nga Basha dështoi. Karta e Studentit dhe transporti falas për studentët u bë realitet vetëm kur në krye të Bashkisë së Tiranës erdhi Erion Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/04/2023 12:37

    Po normal per studentet thot Basha nuk thot per gjithe qytetin falas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç