Gazetari bjellorus Pavel Sheremet 44 vjec u ekzekutua në Kiev ndërsa ishte duke hyrë në makinën e tij . Në automjet ishte vendosur eksploziv. Sheremet ishte një gazetar i njohur me një karrierë brilante në Bjellorusi dhe në Rusi. Ndërsa prej 5 vitesh jetonte në kryeqytetin ukrainas.
 
Gazetari konsiderohej kritik ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, dhe u arrestua në 1997 ndërsa po realizonte një reportazh në kufirin Bjellorusi-Lituani. Sheremet u dënua me dy vite burg dhe pas lirimit ishte i ndjekur nga presioni rus. 

“Sheremet ishte një profesionit i cili nuk kishte frikë të fliste apo të thoshte atë çka mendonte. Ndërsa sistemi në Ukrainë është shndërruar në një varr masiv për gazetarët dhe gazetarinë”,u shpreh zëdhënësi ministrisë së jashtme ruse.