I përlotur dhe me ndjenjë të madhe faji, një imazh ndryshe i Kim Yong Un, diktorit korean është shpërndare në gjithë mediat ndërkombëtare.  Për herë të parë ai u kërkoi falje qytetarëve të tij për keqmenaxhimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19 dhe kriozës ekonomike që ka përfshirë vendin. 

Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta bëj këtë gjithnjë në mënyrë të kënaqshme”, tha udhëheqësi korean. 

Fjalimin e tij Kim Jong-un, e bëri gjatë paradës së madhe ushtarake të mbajtur me rastin e 75 vjetorit të Partisë së Punëtorëve .

“Edhe pse mua më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e të mëdhenjve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il, falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un,  theksoi se megjithëse performanca e tij nuk ishte ajo e pritshmja në vend tani nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19, ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Në paradën e organizuar në kryeqytet, Pyongyang, paraqiti zbulimin e një rakete të re balistike ndërkontinentale dhe pajisjeve të tjera ushtarake.