Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku duket shembja e një ndërtese shumëkatëshe për t'i hapur pamjen një qyteti mesjetar që ndodhet aty pranë. 

Si një aktivist për mbrojtjen e trashëgimnisë kulturore, Lame thekson se në Shqipëri ndodh e kundërta e asaj që bënë kinezët.

"Kinë, hidhet në erë një godinë 90 metër e lartë, për t'i hapur pamjen mureve të qytetit mesjetar. Zakonisht ne bëjmë të kundërtën", shkruan Lame. 

Dhe realisht, në vendin tonë lartësohen grataçelat dhe varrosen qytetet antike. Rasti më konkret është ai i Durrësit, ku pallatet shumëkatëshe janë ngritur mbi rrënojat e ndërtimeve mesjetare.